Ka lindur në Dibër të Madhe, IRJM, më 3 maj 1951. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vendlindje, studioi dhe mori titullin Master i Arteve në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion në Universitetin e Zagrebit,.në ateljenë e profesor Nikola Tanhofer. Gjatë viteve 1970 - 1990, punoi si kameraman në RTP (Radio Televizioni i Prishtinës), dhe si drejtor fotografie në Kosovafilm. Prej 1981 – 1983, ai punoi si bashkpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, si ligjërues i lëndës së fotografisë në drejtimin e dizajnit grafik. Gjatë periudhës 1981 – 2013, ai ishte anëtar dhe president i shumë jurive profesionale në fushën e projekteve komerciale (Show) arteve vizuale dhe filmit. Ndërsa, gjatë periudhës 2000 -2002 ai punoi si ligjërues i lëndës së foto-gazetarisë në shkollën e gazetarisë ‘Faik Konica’. Prej 2002 - 2005 ai themeloi, ligjëroi dhe menaxhoi Institutin për Film dhe Fotografi ’Gjon Mili’ në Prishtinë. Prej 2007 – 2013 ai punoi si ligjërues i lëndës fotografia analoge-digjitale dhe fotografia e filmit dhe televizionit në kolegjin AAB në Prishtinë; në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në kolegjin Evolution në Prishtinë; në Fakultetin e Arteve në Prishtinë; në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup; IRJM. Që nga viti 1975 e deri më sot, si drejtor fotografie realizoi mbi 25 filma artistikë e dokumentarë, një numër i të cilëve u vlerësuan dhe u shpërblyen në festivale ndërkombëtare. Autor dhe redaktor i fotografisë ne 6 monografi ekskluzive, katalogë dhe shum botime nga fusha e bisnesit , artit dhe kulturës në përgjithësi.. Puntori profesionale ,prezentime në panele të ndryshme,kurator i disa ekspozitave fotografike të autorëve kosovar, si dhe i Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike "Gjon Mili",edicioni V,në Galerinë e Arteve Kombëtare, Prishtinë. Ai poashtu, u prezentua (realizoi) 8 ekspozita vetjake të fotografisë artistike dhe një numër të madh kolektive. Për punën krijuese dhe artistike,nga fusha e fotografisë dhe filmit , ai është shpërblyer me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
|